Nisja e misionit të dytë hënor të Indisë është ndalur më pak se një orë para lançimit të planifikuar, e kjo për shkak të një problemi teknik.
Numërimi mbrapsht u ndal në 56 minuta para lançimit pas një problemi teknik në sistemin e lançimit të raketës – tha agjencia hapësinore indiane.
Tani, do të caktohet një tjetër datë për lançimin. India shpreson që misioni 150 milionë dollarësh Chandrayaan 2, do të jetë i pari që do të ulet në polin jugor të hënës.
Ai do të fokusohet tek sipërfaqja hënore, në kërkim të ujërave dhe mineraleve si edhe do të bëjë matje të ndryshme.
Nëse do të jetë i suksesshëm, India do të bëhet vendi i katërt që do të ulet në sipërfaqen e hënës. Vetëm SHBA, Kina dhe ish bashkimi sovjetik kanë mundur ta bëjnë këtë më parë.
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka mbështetur programet hapësinore të vendit por kritikët thonë se do të donin më shumë të shihnin zbutjen e varfërisë në vend se sa dërgimin e një rakete indiane në hënë.
Top Channel