I rritur në SHBA, ku ka shkuar në moshën 1-vjeçare, shqiptaro-amerikani i njohur me emrin e artit, Big Cruz, është rikthyer në vendlindje për të realizuar edhe videoklipin e tij të parë “Look Back”.
BIG Cruz përmes një status në Instagram, ka shkruar se: “Vendosa të realizoj xhirimet e Videoklipit në Shqipëri për të promovuar dhe vendin tim në Amerikë”.
Duke sjellë jo vetëm një këngë me ritëm, por edhe një videoklip unik, në të shfaqet jo vetëm bukuria natyrore shqiptare, por edhe ajo femërore. Videoklipi është xhiruar në dy qytetet më të njohura bregdetare, për arsye të natyrës aq të pasur që mbartin, në Sarandë dhe në Vlorë. Ajo çfarë bie në sy është trajtimi aq i kuruar dhe i detajuar, ku çdo skenë është më e veçantë se tjetra.
Muzikën dhe tekstin e ka realizuar vetë BIG Cruz, ndërsa videoklipin ia ka besuar Kompanisë FullMoon_Production në Tiranë me regji dhe koncept të Klaudia Shehu.
Mësohet se pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar drejt Amerikës, ku po shijon suksesin që andej, e sipas burimeve pranë tij bëhet e ditur se aktualisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar, si: Roc Nation (kompania e Jay Z) duke theksuar që është e para kompani që ka treguar interes mbi artistin, Universal Music Group, Republic Records (kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga etj). Ndërsa Warner Brothers Music Group ka komunikuar me menaxherin e BIG Cruz për një kontratë të mundshme.
BIG Cruz akoma nuk ka vendosur nga cila kompani do të menaxhohet, por e sigurt është se një tjetër shqiptar pritet t’i bashkohet arenës ndërkombëtare të muzikës.
Top Channel