Një aksion i organizuar, deri në detaje, me 600 mijë persona të gatshëm, të mobilizohen me një objektiv të vetëm; të hyjnë në “Zonën 51”, baza misterioze ushtarake amerikane, që sipas shumë zërave, fsheh gjurmë të kalimit të alienëve në tokë.

Një grup në “Facebook”, i krijuar nga Xhekson Barnes, një australian, ka tërhequr të apasionuarit e botës së jashtëtokësorëve, dhe takimi është lënë më 20 shtator, para bazës ushtarake në shkretëtirën e Nevadës.

Në grupin në “Facebook”, të quajtur “Storm Area 51”, jepen udhëzime të sakta se si duhet vënë në praktikë projekti.

“Të gjithë me vrap drejt hyrjes. Nuk mund të na ndalojnë të gjithëve”, insistojnë organizatorët.

Pas suksesit fillestar të grupit, krijuesi i tij, sidoqoftë, ka filluar të bëjë hapa prapa.

“Mirëdita qeveri e Shteteve të Bashkuara”, – ka shkruar Barnes, “kjo është një shaka dhe nuk kam ndër mend ta realizoj planin.Vetëm kam menduar se do të ishte argëtuese dhe se do të kisha marrë shumë pëlqime. Nuk jam unë përgjegjës nëse më pas njerëzit vendosin ti drejtohen zonës 51”.

Por, janë të shumtë ata që duket se nuk zbrapsen. Nënshkrimet në grupin në “Facebook” vazhdojnë.

Mes përdoruesve ka edhe nga ata që postojnë foto të stërvitjeve në pritje të sulmit dhe të tjerë që bëjnë gati bluza dhe uniforma për ditën e madhe. Ethet duket se i kanë përfshirë të gjithë.

Zona 51, me nivelet maksimale të sigurisë, ka ushqyer prej vitesh shumë teori konsiprative. Veçanërisht pas një incidenti në Roswell, në 1947, disa persona këmbëngulnin se kishte patur një përplasje mes anijeve hapësinore dhe se akoma sot në atë zonë, gjenden trupat e ekuipazhit jashtëtokësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA