Tomas de Gendt është fituesi i etapës së 8 të turit të Francës, Macon-St.Etienne 200 km e gjatë. Çiklisti i skuadrës Lotto Soudal e bëri këtë sipas mënyrës së tij; gjeti momentin e duhur për t’iu rezistuar dhe t’iu shkëputur Thibaut Pinot dhe Julian Alaphillipe për të fituar këtë etapë me kohën 5 orë e 17 sekonda.

Dy francezët Pinot dhe Alaphillipe u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë me 6 sekonda më shumë se De Gendt, ndërsa fituesi i Turit të Francës së vitit të kaluar, Geraint Thomas që rrezikoi rrëzimin, e mbylli këtë etapë në vendin e 10.

Pas kësaj etape, kryesimin në renditjen e përgjithshme e rimerr pikërisht Julian Alaphillipe, diçka që përkon edhe me Ditën e Bastijës, që është Festa Kombëtare e Francës. Pas tij në vendin e dytë është italiani Ciccone, ndërsa i treti është Thibaut Pinot. Britanik Thomas, kampioni në fuqi i Turit është në vendin e pestë me 1 minutë e 12 sekonda më shumë se Alaphillipe

Top Channel