Në QSUT pranohen barna afër datës së skadencës. Sipas ligjit barna që futen në farmacinë e QSUT duhet të kenë jo më pak se gjysmën e kohës nga data e skadencës. Por Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur në këtë farmaci barna që ishin shumë pranë datës së skadencës.

Duopopa është një xhel që përdoret tek pacientet me parkinson dhe për këtë medikament nuk janë respektuar afatet e përcaktuara, pasi siç tregohet në raport, është gjetur një sasi prej 182 copë, të cilët për dy muaj skadonin

“Në QSUT konstatohen raste kur futen barna të cilët janë në prag të skadencës. Ekziston një urdhër i ministrit, që nuk duhet të importohen barna, afati i përdorimit i të cilëve është më pak se gjysma e afatit deri në sakdencë. Ndërkohë që ne kemi hasur në importin e një barni të tillë, me vlerë 3.5 milionë lekë të reja, ku në fakt barni kishte më pak se gjysmën e afatit të përdorimit deri në sksadencës”, tha Renald Muça, drejtor i departamentit të auditivit të performancës në KLSH.

Në këtë rast rritet stoku i barnave të skaduara, duke favorizuar në këtë rast kompanitë farmaceutike. Pasi sipas KLSH, QSUT ka përdorur një fond prej 90 mijë euro vetëm për asgjësimin e barnave të skaduara. Një tjetër shkelje që konstaton KLSH dhe që të çon në dyshime të forta për abuzim, është gjetja e sasive të konsideruara të baranave të dhuruara me pullën e dhe çmimin për tregun e hapur farmaceutik

“Në listën e barnave të regjistruar në AKBPM ka brana të cilët regjistrohen vetëm si përdorim spitalor dhe nga një sondazh që ne bëmë në farmacinë qendrore në QSUT, konstatuam se barna të cilat ishin vetëm për përdorim spitalor në regjistrin e AKBPM-së, në fakt kishin pullën e tregut të hapur. Që do të thotë se janë barna që nuk janë etiketuar, nuk janë vulosur siç duhet nga AKBPM-ja. Një rast tjetër ishte për një barn i dhënë donacion, që ky duhej të vulosej me kullën përkatëse “donacion”, ishte me pullën e tregut të hapur”, shprehet Renld Muça.

Kontrolli i Lartë i Shtetit të gjitha shkeljet e konstatuara do t’i referoje pranë organit të prokurorisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA