Ne jemi po të njëjtët kur vjen çështja për ambicien për pushtet. Jemi po më afër kafshëve, sesa qenies njerëzore. Jemi apo ata që para 420 vitesh kur Shekspiri shkroi thrillerin politik “Jul Çezari”. Kësaj ideje i qëndroi besnik deri në fund regjisori kroat Ivica Buljan.

Një shfaqe e gjitha e konceptuar në qiell të hapur, mes të katër akteve, në katër vendndodhje të ndryshme. Tek pishina, poshtë kopshtit të pemëve,  në afërsi të Ministrisë së Brendshme dhe tek skena e vogël ku ende mbahen protestat për mos shembjen e teatrit.

Regjisori kishte ndërthurur të gjitha elementët. Që nga parfumet e ndryshme të tymit të zjarreve, këngët tona popullore tradicionale, nën monologët shekspiriane, baletin, performancën etj.

Jul Çezari vinte si një shfaqje risi, për nga elementët dhe shtesat që aktorët i prezantonin si të personalizuara.

Për regjisorin nuk është e vështire të gjesh paralelizma mes Jul Çezarit dhe situatës në Shqipëri apo Ballkan.

Romir Zalla dhe Ervin Bejleri përkatësisht në rolin e Jul Çezarit dhe Brutit e zotëruan skenën, që ndërthurte herë pas here aktorë të rinj, të cilët herë pas here mund të jepnin më shumë.

Kjo ishte shfaqja e vetme që u vu për publikun, me një vrasje të bujshme të Çezarit, nën fjalinë simbol: edhe ti Brut! Tek monumenti i Ministrisë së Brendshme.

Shfaqja do të udhëtojë nëpër botë dhe do të ketë rikthimin në shtator për publikun tonë. Një ngasje edhe më e madhe për ta parë është stili unik,  Buljan, i cilësuar si një nga regjisorët më të mirë të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA