Merr flakë një makinë në lagjen 1 Maji në qytetin e Fierit. Makina ishte e parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët pak pasi drejtuesi i mjetit ka zbritur nga makina.

Shkaqet e rënies së zjarrit dyshohet të jetë një shkëndi elektrike. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Makina tip Ford Fokus është në pronësi të shtetasit Aurel Hoxha. Banorët e lagjes janë trembur nga zjarri. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA