Ela Dingo , një studente nga Berati ka gjetur një mënyrë origjinale për të përballuar koston e studimeve universitare. Vajza e re nuk do t’i sforcoj prindërit e saj, sidomos pas sëmundjes qe kaloi nëna. Ela u sugjeroi prindërve që banesën ta kthenin në një bujtinë. Fillimi ishte vështirë për ta pasi siç thotë Ela nuk ishte lehtë ta realizoje.
Me ndihmën e babait, i cili dikur ka qenë mobilier dhe nënës, shtëpia e tyre tashmë është kthyer në një bujtinë të këndshme. Ata kanë shfrytëzuar gjithçka tradicionale nga oborri dhe në ambientet e brendshme duke përshtatur akomodimin e banesës me traditën
Tarraca e shtëpisë është kthyer në një holl ku mund të shikosh jo vetëm anën panoramike hyrëse të qytetit të Beratit, por edhe pjesën tjetër të tij, fshatrat qe shtrihen buzë malit Shpirag. Edhe darka konsumohet në verandë, një vakt i përgatitur me perimet e kopshtit, të gjitha prodhuar nga dora e gjyshërve të saj.
Ndërsa merret me menaxhmin e bujtinës dhe me vijimin e studimeve Ela ka një mesazh për të rinjtë, duke iu sugjeruar që të mos sforcojnë prindërit për t’u shkolluar, por të shfrytëzojnë mundësi të tjera, siç ka vepruar ajo .
E ndërsa Ela na tregon për eksperiencën me bujtinën e saj, nuk mungojnë aty edhe disa vajza të reja nga Lituania, të cilat tregojnë eksperiencën e tyre gjate vizitës në Berat.
Top Channel