Anija ”Saranda Express” me flamur Shqiptar e cila bën linjen Sarandë-Korfuz në orën 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS. Ajo është zhvendosur në afërsi të zonës së Kassiopit në veri të ishullit të Korfuzit.
Pranë anijes Saranda Express ka shkuar edhe anija tjetër e linjes Sarandë -Korfuz, anija REINA 2 për të asistuar apo ndihmuar. Në anije ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete.
Kapiteneria e Portit Sarandë ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit Korfuzit të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit të Korfuzit.
Drejtoria e Përgjithshme Detare me seli në Durrës bën me dije se nuk ka asnjë dëmtim po problem për pasagjerët që ndodhen ne anijen Saranda Expres. Gjithashtu anija do t’i nështrohet një kontrolli të rreptë nga inspektorët e Flamurit dhe Rregjistrit detar për shkaqet e defektit.
Sipas burimeve nga DPD, anija Saranda Expres ka lundruar drejt portit të Korfuzit duke mbërritur në destinacionin e duhur dhe shkak për sinjalin SOS ka qenë deti i trazuar me forcë 7 ballë.
Top Channel