Finalja e turneut historik Wimbledon për meshkuj do të diskutohet nga Roger Federer dhe Novak djokovic. Tenisti zviceran që do të luajë në këtë fazë për herë të 12 në karrierën e tij mundi në gjysmëfinale rivalin historik dhe njëkohësisht mikun e tij Rafael Nadal 3-1 duke marrë hakun për humbjen në gjysmëfinalen e Roland Garros.

Federer dhe Nadal nuk zhgënjyen aspak në ndeshjen mes tyre duke shënuar shpesh pikë fantastike, me zviceranin që gjithsesi ishte shumë më mirë se spanjollil. Seti i parë ishte i ekuilibruar dhe Federer e fitoi atë me tie break 7-6.

Seti i dytë foli totalisht për Nadal që e mbylli atë 6-1. Por Federer në dy setet e tjerë zhvilloi praktikisht një lojë perfekte edhe pse Nadal në dy gamet e fundit arriti të anulojë 5 pikë për ndeshjen të zviceranit. Numri 3 i botës dhe 2 i turneut të Wimbledon i mbylli këto dy sete 6-3 dhe 6-4

Ndërsa Novak Djokovic mundi në gjysmëfinale Roberto Bautista Agut 3-1 me spanjollin që luante për herë të parë në këtë fazë të Wimbledonit.

Djokovic fitoi setin e parë 6-2, por humbi të dytin 4-6. Pas kësaj, numri 1 i botës u rishfaq superior duke fituar dy setet e tjerë 6-3;6-2 për të regjistruar fitoren e tij të 71 në Wimbledon.

Top Channel