Eksperti amerikan: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi u bllokua nga Angela Merkel

13/07/2019 19:57

James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe ekspert me përvojë i Ballkanit, thotë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të mos ta ketë elementin territorit.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Hooper deklaron se ka qenë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, që bllokuan shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, që ishte negociuar nga presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.

“Presidentët Thaçi dhe Vuçiç po negocionin një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe arsyeja që ajo dështoi ishte në fakt jo se serbët dhe shqiptarët nuk mund të binin dakord, në fakt ishin shumë pranë marrëveshjes. Sigurisht duheshin sqaruar disa detaje por në përgjithësi, për konceptin e përgjithshëm kishin rënë dakord. Problemi ishte se populli i Kosovës nuk donte të pranonte një shkëmbim territori si pjesë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Po ashtu as Gjermania, zonja Merkel nuk donte ta pranonte dhe kështu e bllokoi. Unë i kuptoj shumë mirë ndjeshmëritë që mund të kenë gjermanët për paprekshmërinë e kufijve dhe territorit, që vijnë nga Lufta e Dytë Botërore dhe Lufta e Ftohtë, por kjo nuk funkisonon në Ballkan, atje është ndryshe”, ka deklaruar eksperti amerikan.

Hooper thotë se situata e krijuar kërcënon stabilitetin dhe se Shtetet e Bashkuara e kanë vullnetin të angazhohen por duan të shohin perspektivën për një zgjidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA