Enrique Cerezo këmbëngul se Atletico e Madridit duhet të këmbëngulë deri në fundit për të mbrojtur të drejtat e klubit në rastin “Griezmann”.
Administratori i deleguar i bardhekuqve la të kuptohet se klubi madrilen ka prova për marrëveshjen mes Barcelonës dhe Antoine Griezmann para se të hynte në fuqi ulje e klauzolës së largimit nga 200 në 120 milionë euro.
“Nëse klubi ka mbajtur këtë qëndrim do të thotë se ka prova. Duhet t’i studiojmë këto prova dhe nëse i kemi vërtet atëherë do të kërkojmë shumë që ne e konsiderojmë të nevojshme”, tha ai
Cerezo ka kritikuar ashpër sjelljen e francezit, i cili nuk ia kishte shprehur vullnetin e tij klubit.
“Jam i zhgënjyer nga qëndrimi i lojtarit, sepse dëshironte të largohej dhe nuk ka tha asgjë deri në minutën e fundit. Gjithsesi, Barcelona po bën një goditje të madhe. Nuk dëshironim që Griezmann të largohej, por e mori këtë vendim e tashmë duhet të shohim nëse ishte i drejtë”, u shpreh Cerezo.
Top Channel