Bayerni i Mynihut prezantoi një tjetër futbollist të blerë në merkaton e transferimeve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Benjamin Pavard, i cili firmosi me kampionët e Gjermanisë, një kontratë 5 vjeçare deri në 30 qershor të vitit 2024.
I ardhur nga Stuttgarti, Pavard i bëri të qarta që në fillim objektivat me skuadrën e tij të re.

“Jam i uritur për të fituar tituj, dua të fitoj kampionatin, kupat, Ligën e Kampioneve-tha Pavard-Bayerni për mua është ndër 4 klubet më të mira në botë dhe duhet të jetë në final Four të Ligës së kampioneve. Jam një person me objektiva madhorë, ashtu sikurse edhe Bayerni i Mynihut, prandaj erdha këtu. jam i sigurt se do të bëjmë gjëra të mira së bashku”, thotë Pavard.

Bayerni i Mynihut e konfirmoi akordin për blerjen e Pavard në muajin janar të këtij vendi, teksa pranoi të derdhë në arkat e Stuttgartit 35 milionë Euro, për kartonin e mbrojtësin 23 vjeçar.

Top Channel