Turistët në qytetin 2400 vjeçar të Beratit nuk mungojnë në asnjë stinë. Pjesë e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, Berati gjendet edhe në guidën më të thjeshtë në internet në listat e famshme të 10 vendeve që i rekomandohen çdo vizitori për Shqipërinë.

Por sfida në qytetin e gurtë është një tjetër, që turistët të qëndrojnë.

Zyrtarët thonë se numri po rritet nga viti në vit dhe po bëhet një punë e mirë në inkurajimin e bizneseve për të shtuar kapacitetet akomoduese si dhe përmirësimin e shërbimeve në mënyrë që turistët të mos jenë më vizitorë ditorë dhe kalimtarë.

Sipas drejtoreshës së kulturës dhe turizmit pranë bashkisë Berat, ky qark nuk ofron vetëm pjesën muzeale por edhe destinacionet rurale, ndër të cilat më të njohura kanionet e Skraparit.

Qytetit të një mijë e një dritareve nuk i duhen fushatat turistike. I renditur shpesh në mediat e huaja ndër destinacionet më të bukura kulturore në Europë, ajo çfarë u mbetet shqiptarëve për të bërë janë idetë krijuese dhe shumë punë për të zgjeruar kapacitetet në një sektor që pritet të zhvillohet me shpejtësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA