Nga dogana e Hanit të Hotit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka njoftuar se do të shkurtohet koha e pritjes në pikat kufitare të Shqipërisë.
Lleshaj duke sjellë në vëmendje shembullin me Kosovën, tha se në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%.
“Duhet t’i përmirësojmë portat hyrëse të Shqipërisë, krijon kushte për ta përmirësuar shërbimin tonë. I rëndësishëm edhe për turizmin në vend. Që t’i përballojë këto flukse, duhet t’i përgjigjemi me investime. E rëndësishme është edhe lehtësimi i kalimit në pikat kufitare që flukset të mos bllokohen, siguria të mos cënohet.
Në Morinë kemi aplikuar kontrollin e përbashkët, ka bërë që koha e pritjes të ulet me 50%, synojmë që të ulet edhe më shumë, por duam ta bëjmë 0% kohën e pritjes në të gjitha doganat. Duhet të rrisim profesionalizmin e punonjësve në portat e Shqipërisë”, tha Lleshaj.
Top Channel