Peter Sagan shkruan emrin e tij në listën e fituesve të këtij edicioni të turit të Francës. Çiklisti sllovak është fituesi i etapës së pestë të kompeticionit, një fitore që e arriti pas një sprinti final duke regjistruar në të njëjtën kohë edhe fitoren e 12 në karrierë në Turin e Francës.

Tre herë kampioni i botës, Sagan e kreu sulmin final të tij në këtë etapë, në 150 m e fundit të saj për ta fituar atë me 4 orë 2 minuta e 33 sekonda duke lënë në vendin e dytë, sigurisht me të njëjtën kohë belgun Van Aert, ndërsa në të tretin u pozicionua italiani Matteo Trentin

Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm, Julien Alaphillipe vazhdon të mbajë fanelën e Verdhë të kryesuesit edhe pas etapës së pestë, i ndjekur nga Van Aert që e ka ulur diferencën kohore me të në 14 sekonda, ndërkohë që në vendin e tretë gjendet holandezi Kruijsëijk me 25 sekonda më shumë se Alaphillipe.

Top Channel