SPAK/ Seancë dëgjimore për prokuroren Elida Kackini
11/07/2019 19:06
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nxjerrë emrin e kandidates tjetër për në SPAK e cila do të ketë një seancë dëgjimore, ajo është Elida Kackini, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Trupa Gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe seanca do të zhvillohet më datë 16 korrik.
Kackini u intervistua nga këshilli një ditë më parë, ndërkohë që nesër është dita e fundit e intervistimit.
Kujtojmë se kanë ngelur pa u intervistuar edhe Dritan Prenci, Vladimir Mara, Maksim Sota dhe Ndini Tavani.
SPAK duhet të ketë të paktën 15 anëtarë për të nisur funksionimin si organ i ri i drejtësisë shqiptare.
Top Channel