I konsideruar si një nga regjisorët më të mëdhenj në botë, sipas New York Times, kroati Ivica Buljan, sjell në Shqipëri trillerin politik “Jul Cezari”.

Mendohet që Shakespeare e ka shkruar atë në vitin 1599. Një prej veprave të tij më dramatike që shqyrton kërkesat konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Po pse kjo pjesë tani në Shqipëri?

“Historia e vërtetë e Jul Cezarit ndodhi në vitin 44 para erës sonë. Ndërkohë që kishim Mbretëreshën Elisabetë në kohën e Shekspiriti. Ai vendosi të ngjiste në skenë këtë triller politik në fund të periudhës së rilindjes për të treguar që qënia njerëzore ka mbetur e njëjtë. Së brendshmi ne jemi ende shumë afër kafshëve”, ka thënë regjizori, Ivica Buljan.

Me një kast të gjerë prej 15 aktorësh, mes tyre Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Zaharia, Gent Zenelaj etj, regjisori premton një shfaqe në stilin e tij. Në një skenë të hapur.

”Ne do të krijojmë stacionin e parë këtu tek pishina. Pjesa e dytë e performancës do të jetë në këtë parkun e vogël, poshjtë pemëve. Pjesa e tretë, vrasja e Cesarit, do të jetë pranë Ministrisë së Brendshme. Dhe akti I katërt dhe I pestë, të fundit, do të jetë në skenën e vogël të protestave kundër shembjes së teatrit”, ka shtuar regjizori.

Teatri i Ivica Buljan është një ndërthurje e gjithë elementëve, duke u fokusuar më tepër tek protagonizmi I aktorit. Shfaqet e tij janë dhënë në 30 vende të ndryshme të botës dhe ai ka dhënë mësime teatri në Paris, Bruksel, Moskë dhe New York.

“Shpresoj që ky produksion të mos qëndrojë thjesht në Tiranë, por të bëjmë një tur vitin tjetër. Për tani jam I sigurt që do të organizojmë një tur në Slloveni, Kroaci dhe Austri, por shpresoj edhe në vende të tjera”, është shprehur Buljan.

Shfaqja ka premierën të shtunën në oborrin e Teatrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA