Aventura e Elseid Hysajt te Napoli është në ditë e fundit të saj. Mbrojtësi shkodran i kombëtares shqiptare të futbollit ka pranuar parimisht kalimin te Atletiko e Madridit si skuadra më serioze në ofertën e saj për të blerë kartonin e lojtarit kuqezi.

Hysaj nuk konsiderohet prej muajsh një alternativë e parë për formacionin e Napolit dhe skuadra jugore i ka bërë të ditur zyrtarisht agjenti për të gjetur një destinacion tjetër, por pak janë skuadrat e gatshme të shpenzojnë shumë.

Atletico Madrid është ajo që ka insistuar në firmën me futbollistin shqiptar dhe është ajo që ka ngritur më shumë ofertën në drejtim të skuadrës së serisë A.

Trajneri i Napolit Karlo Anceloti ka preferuar më së shumti alternativa të tjera në mbrojtje duke bërë që Hysaj të ngrohte pankinën dhe në vend të tij të ishte Malkuit.

Por në perspektivën e klubit me ardhjen e Di Lorencos, shqiptari sheh gjithmonë e më pak hapësirë.

25 milionë Euro do të paguajë Atletiko e madridit për Hysajn, një mbrojtës që u kërkua dhe nga Çelsi por asnjëherë në tratativa zyrtare.

Top Channel