Garë për qethjen e deleve në Voskopojë
11/07/2019 14:12
Sipas një tradite të vjetër, e trashëguar ndër breza, barinjtë bëjnë qethjen tradicionale të verës e kopeve të dhenve në kullotat e qarkut të Korçës.
Të përkushtuar në punë dhe të përqendruar te ritmi i gërshërës, ata qethin me mjeshtëri delet dhe qengjat. Rituali i vjetër sipas tyre është i trashëguar dhe i lehtëson delet gjatë stinës së nxehtë.
Gazi Xhafa mendoi që ta shndërrojë këtë traditë në një konkurs në fermën e tij në afërsi të Voskopojës ku ai ka më tepër së 1000 krerë dhen.
Sektori i blegtorisë prej vitesh është duke u tkurrur ndërsa sipas ekspertëve,zona e Voskopojës mbetet një prej zonave më të favorshme për zhvillimin e saj edhe për kullotat e pasura dhe veçantinë e tyre
Top Channel