Paraditen e së premtes Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të marrë pamjen e një KZAZ pasi në ambientet e tij do te happen dhe numërohen kutitë e 11 qendrave te votimit të Lezhës.
Socialistët në kohezion të qëndrimit që kishin kur ishin në opozitë, i hapën rrugë kërkesës së Partisë Konservatore Albania, e cila paraqiti prova të manipulimit të procesit zgjedhor.
Socalistët shkuan edhe më tej duke paralajmëruar burg për numëruesit e tyre nëse pavlefshmëria në 1 qëndër votimi pavlefshmëria ishte me 20 vota.
Në Lezhë Socialisti Pjerin Ndreu fitoi me 12 mijë e 100 vota diferencë përballë rivalit Eduard Ndocaj, por juristët e këtij të fundit paraqitën deklaratat noteriale të zgjedhësve të cilët kishin votuar kandidatin e konservatorëve vota e tyre nuk figuronte ne rezultatin përfundimtar të Lezhës.
Në mbledhjen e paraditës, KQZ rrëzoi ankimimet e Bindjes Demorkatike, për mungesë provash, por partia e Astrit Patozit paralajmëroi se vendimin do e dërgonte në Kolegj Zgjedhor.
Top Channel