Wake Up/ Zak Topuzi: Mungesat e akomodimit shtyjnë turistët të pranojnë shërbim jo cilësor
10/07/2019 14:27
Zak Topuzi, Kryetar i Hotelerisë, Shoqata Shqiptare e Turizmit i ftuar në ” Wake Up” tha se pavarsisht përmirësit ndër vite, turizmi shqiptar ka ende shumë probleme.
Në bregdetin e jugut u shpreh ai ka shumë mangësi për sa i përket pjesës akomoduese. Duke qenë se nuk ofrohen mjaftueshëm ambiente për turistët, këta të fundit zgjedhin të qëndrojnë edhe pse shërbimi lë shumë për të dëshiruar ndërkohë çmimet janë të kripura.
Top Channel