Wake Up/ DigitAlb feston 15 vite. Argëtim për të gjitha moshat në Sheshin Skënderbej

10/07/2019 14:34

Më 15 korrik, DigitAlb bën plot 15 vite që shoqëron shqiptarët me një programacion të gjerë për të gjitha moshat dhe shijet.

Me rastin e këtij përvjetori, kompania mediatike ka planifikuar një sërë aktivitetesh, për të cilat ka kohë që po punohet deri në detaje. Festa nis mëngjesin e datës 13 dhe vijon përgjatë tre ditëve duke e mbushur sheshin me lojëra, ngjyra, muzikë…etj. Veҫanërisht fëmijët, por e gjithë familja në përgjithësi, do të argëtohen me ‘Illusionarium’-Muzeun e Iluzioneve Optike më 13-14-15 korrik në Sheshin Skënderbej. Bëhet fjalë për koleksionin më të madh të iluzioneve optike nëpërmjet të cilit në mënyrë spektakolare zbulohen sekretet e trurit të njeriut përmes asaj që ne shikojmë. Ky është një muze interaktiv që na shoqëron në një botë virtuale me subjekte dhe fytyra që nuk ekzistojnë, vizatime që duken sikur nuk janë të vërteta, statuja që rrotullohen…etj. Jo vetëm do të argëtohen por fëmijët do të kenë mundësi të marrin edhe dhurata të shumta në këto ditë festive, për ta bërë edhe më të paharrueshme festën. Po ashtu, “DigitAlb” në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, sot ka gati edhe një kënd lojërash ku mund të luajnë dhe të argëtohen fëmijët. Ndërkohë, festimet do të kulmojnë më 15 Korrik pas orës 18.00 me koncertin që mbledh artistët më të mirë në evenimentin më të madh të vitit. Ledri Vula, Ylli Limani, Mc Kresha & Lyrical Son, Kida, Jericho, Vedat Ademi, Tayna, Young Zerka, Ronela Hajati, Aurela Gaçe, Alban Skënderaj, Elvana Gjata do të ndezin atmosferën në shesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA