Rigon në vend të duhanit, fermerët e Dumresë kërkojnë mbrojtje nga ulja e çmimeve
10/07/2019 19:45
Me një traditë shekullore në kultivimin e duhanit, zona e Dumresë prej 3 vitesh po i drejtohet kulturave të tjera.
Fermerët po provojnë kultivimin e rigonit, i cili fillimisht solli të ardhura të kënaqshme, por duket se edhe kjo kulturë do të ketë fatin e duhanit. Çmimi i tij po bie dita ditës.
Kjo zonë jeton vetëm me bujqësi. Familje të tëra përpiqen të ndërtojnë jetën e tyre këtu, por deri në momentin kur nuk merren masa fshatrat tona do të zbrazen dhe emigracioni do të flasë fjalën e tij.
Pavarësisht se është një zonë punëtore, fermerët e Dumresë po falimentojnë edhe me rigonin.
Top Channel