Karriera e tij është thuajse e gjatë sa mbretërimi i Elisabetës së II. Në moshën 78 vjeçare, Placido Domingo është këngëtari i të gjitha rekordeve dhe nuk jep asnjë sinjal që të të bëjë të mendosh se do të dalë në pension.
Në Chorégies d’Orange, festivali më i vjetër i operas në Francë që feston përvjetorin e tij të 150, tenori legjendar spanjoll, u kthye në baruton dhe performoi në natën e zarzuelës, duke rikthyer zhanrin operistik spanjoll të teatrit në të cilin ai zhytej kur ishte fëmijë përmes prindërve të tij këngëtarë dhe që vetë ai e ka ndihmuar ti rezistojë kohës.
Ai që konsiderohet ylli më i madh i gjallë i lirikës, nuk pranoi të flasë për shtypin me qëllim që të ruante zërin para koncertit.
Kur del në skenë, fytyra e tij ndricon. Në maj, Placido Domingo, që ishte një nga tre tenorët, bashkë me Luciano Pavarotin dhe Hoze Karreras, këndoi rolin e tij të 151 në një karrierë 60 vjeçare, një rekord historik ky. Një muaj më herët, ai festonte performancën e tij të 4 mijtë në skenë.
Top Channel