Cigaret me ngrohje, ato elektronike, shishat apo nargjilet do të ndalohen të pihen në mjediset e mbyllura, njëlloj si produktet e tjera të duhanit.
Në Komisionet Parlamentare kaloi projekt ligji qeverisë, me qëllim, mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit.
Çdo vit në botë vdesin 7 milionë njerëz, si pasojë e duhan pirjes, 900 mijë prej tyre nga tymi pasiv. Sipas direktivave të BE cigaret elektronike dhe me ngrohje, si dhe nargjilet konsiderohen njësoj të dëmshme, për shëndetin.
Ligji sanksionon rritjen e gjobës për rastet e përsëritjes së shkeljes, dhe mund të shkohet deri në heqje license.
Sipas projekt ligjit do të ndalohet shitja e paketave me numër të reduktuar cigaresh, apo me alternim të shijeve. Po ashtu ndryshimet ligjore ndalojnë reklamimin indirekt.
Prej disa vitesh në Shqipëri funksionon i ashtu quajturi ligji anti-duhan, i cili ndalon konsumin e duhanit në mjedise të mbyllura, përfshirë baret dhe restorantet. Edhe pse nuk zbatohet plotësisht, forcimi i masave shkon në drejtim të uljes së konsumit.
Top Channel