Për të lënë pas sezonin negativ që mbylli në muajin Maj dhe për të mos luftuar më për qëndrimin por kupat Europiane, te Tirana po mendojnë më herët se skuadrat e tjera për të përmirësuar organikën.

Ekipi bardheblu prezantoi në një ditë të vetme 4 futbollistë që ngrenë nivelin e kryeqytetasve e bashkë me të pretendimet për Superioren.
Pas Bathës, Torasës dhe kalesë, me ngjyrat e klubit të Tiranës u vesh ish sulmuesi i Luftëtarit dhe një nga zbulimet e sezonit të kaluar, Dunga.

Sulmuesi nga Kenia shënoi 10 gola me fanelën e luftëtarit, dhe kandidohet si titullar te kryeqytetasit.

U prezantua gjithashtu ish mbrojtësi i përfaqësueses Shpresa, Kostandin Kariqi. Futbollisti 22-vjecar ka firmosur per dy vite si bardheblu,. Ai vjen nga kampionati grek ku sezonin e fundit është aktivizuar me skuadrën e Volosit.

Tirana ka rikthyer në shtëpi dhe portierin Edvan Bakaj, pas një eksperience te Luftëtari. Mbrojtësi ekstrem ka luajtur më parë 3 sezone në kryeqytet.
Në të njëjtin rol, Tirana bëri një tjetër manovër që garanton të ardhmen me 20 vjeçarin Pano Qirko që ka spikatur me fanelën e Flamurtarit dhe nënshkroi për 3 sezone.

Top Channel