Sekretari për Mediat në PS, Alfred Peza akuzoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta, se ka zyrtarizuar qëndrimin e tij pro-rus me pjesëmarrjen në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Qeveria shqiptare kishte vendosur të bojkotonte samitin e organizuar në Bosnje-Hercegovinë, për shkak të mos-trajtimit si të barabartë të Republikës së Kosovës, por ky bojkot u thye nga presidenti Meta.

  Meta thyen bojkotin, shkon në Sarajevë. Qeveria e bojkotoi në solidaritet me Kosovën

“Ilir meta zyrtarizoi qëndrimin e tij pro-rus në të gjithë aktivitetin e tij”, deklaroi Peza në emisionin ‘Open’.

Sipas Pezës, Meta e do Shqipërinë si një Republikë Lindore dhe jashtë institucioneve Perëndimore.

“Presidenti e zyrtarizoi me veprimtarinë dhe pranimin e ftesës nga njeriu i Putinit aktivitetin pro rus. Kërkon një Republikë Lindore, pro ruse dhe jashtë institucioneve Perëndimore”, tha ai.

“Edhe shefi i opozitës është marrë i pandehur për financime nga Rusia”, shtoi Alfred Peza.

“Identik si Enver Hoxha”, akuzoi Çlirim Gjata Alfred Pezën.

Gazetari Ilir Babaramo hodhi poshtë pretendimin e Pezës se pjesëmarrja e Metës në SEECP ishte lajmi i ditës, pasi për të lajm i ditës ishte deklarata e Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, se “Rama, Erdogan, Putin, Thaçi dhe Vuçiç janë bërë bashkë për të ndryshuar kufijtë.”

  “Çunat problematikë”, deputeti i PS: Janë të rinjtë e FRESSH që ‘të marrin gjak në vetull’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA