Pjesëmarrja e Shqipërisë, në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), prodhon përplasjen e radhës mes qeverisë dhe presidentit Ilir Meta.

Minisitri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, javën e shkuar shpjegoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për mosmarrjen pjesë në këtë samit që po mbahet në në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ministri Cakaj tha se “ Shqipëria anulloi pjesmarrjen në samitin SEECP në solidaritet me Kosovën e trajtuar nga organizatorët në mënyrë të papranueshme gjë e cila shkon kundra qëllimit të krijimit të një atmosfere besimi, ndërfiqinjësie të mirë dhe stabilitetit. Nuk mund të ketë bashkëpunim pa një trajtim të barabartë”.

Ky qëndrim i Shqipërisë u prodhua nga përmbajtja në ftesën dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Në ftesë theksohej se presidenti Thaçi nuk është i ftuar në cilësinë e presidentit të Kosovës por përfaqësimi i tij do të jetë me një shënim (fusnotë).

Duke refuzuar ftesën presidenti Thaçi shkroi se “Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke. Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina.

Këto arsye të parashtrua në advancë nga qeveria shqiptare dhe vetë presidenti Hashim Thaçi, nuk e kanë bindur presidentit Ilir Meta për t’ju bashkuar këtij aksioni politik për ti dalë në krah Kosovës.

Presidenti në këtë samit mbeti thjesht në kuadrin deklarativ të keqardhjes kur tha se “kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës, nuk është e pranishme në këtë Samit

“Në këtë këndvështrim dua të shpreh keqardhjen për faktin se Republika e Kosovës, Kryesuesja jonë e ardhshëm, u detyrua të mos marrë pjesë në këtë Samit. Si mund të pretendojmë që të kemi një bashkëpunim të efektshëm ku disa nga pjesëmarrësit e këtij forumi bëjnë të pamundurën për të përjashtuar një popull dhe një një shtet të tërë fqinj nga përfitimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet rajonale në fusha kaq të rëndësishme si siguria, arsimi, kultura, etj. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj”, theksoi presidenti Meta.

Top Channel