Një projekt që bën bashkë tetë artistë të Ballkanit perëndimor dhe që konkludon në këto tetë krijime të kësaj ekspozite që titullohet “bashkarisht”, sepse vetëm së bashku mund të arrijmë në vlera që po ashtu vetëm arti di ti servirë.

Të kuptosh Ballkanin perëndimor nëpërmjet artit ishte edhe qëllimi i këtij projekti të Galerisë Kalo dhe Ambasadës Zviceriane.

“Sfida ime ishte të qëndroja me tad he të bëhesha lehtësues I procesit.Të kisha mundësinë që të integroja sa më shpejt në realitetin shqiptar. Për të krijuar asosacionet midis qyteteve nga ata vijnë, historive të përbashkëta”, u shpreh kuratori, Idlir Koka.

Megjithëse u bënë bashkë në këtë rezidencë, ata të gjithë kanë backround-e të ndryshme. Por sa mund të krahasohet nëpërmjet artit, tensioni politik i këtij rajoni?

“Për një javë u krijua një ekspozitë që përmblodhi reflekset e tyre. Ka të bëjë me qasjet politike, ka të bëjë me qasje sociale”, shtoi Koka.

Përveç ekspozitës dhe eksperiencës të përbashkët nëpër Shqipëri, pjesë e kësaj ndërmarrjeje ishte edhe një “work shop”, që u përqendrua tek ngritja e urave të dialogut nëpërmjet artit dhe komunikimit, një çështje me rëndësi kjo për Ballkanin Perëndimor.

Sa mund të krahasohet nëpërmjet artit, tensioni politik i këtij rajoni?

“Gjithë procesi qe një situatë feste, ku edhe pse dasitë mund të dalloheshin, por në të përditshme e saj kishte mundësinë për të parë fuqinë që ka ky rajon për të krijuar një “network” vlerash”, tha Koka.

Top Channel