Në Korçë nisi Festivali i Filmit të Shkurtër i cili shfaq në konkurrim filma nga 27 vende të ndryshëm të botës.
Programi special “FOCUS AUSTRIA” çeli këtë edicon pjesë e të cilit do të jenë 50 filma.
“Është një mundë si shumë e mirë që filmat nga e gjithë bota të transmetohen kë tu në Korçë . Unë sapo lexova programin dhe mendoj se ë shtë shumë interesant. ka filma që i kam parë , të tjerë që nuk i kam parë . Jam shumë kurioze. Jam shumë e lumtur që jam këtu në Shqipëri’, tha Doris Bauer.
Për pjesëmarrësit, festivali është një hapësirë e përbashkët që promovon filmin e shkurtër
“Kjo është hera e parë e imja në Shqipëri dhe Korçë dhe jam shumë kurioze edhe për filmat shqiptarë që do të shoh këtu. Nuk e njoh kinematografinë e kë tij vendi. shpresoj të befasohem.
Unë vij me një dokumentar të shkurtë r, për një në në dhe vajzë n e saj, marrëdhënien mes tyre dhe jetë n e tyre në internet”, tha Agata Baumgart.
Programi do të vazhdojë me filmat në konkurrim edhe për 4 ditë të tjera për tu përmbyllur ditën e Premte, më datë 12 Korrik, ku do të vlerësohen filmat më të mirë.
Risia e këtij viti është dhe program VR Competition. Filmat Virtual Reality do të mund te shihen nëpërmjet syzeve të posaçme.
Top Channel