Fiks Fare/ Babai e dhunon seksualisht, nëna s’i beson “Ça u bë u bë”

09/07/2019 21:51

Vajza e abuzuar nga i ati, e tmerruar nga ajo që i ndodhte asaj, merr guximin edhe pse e dhunuar edhe fizikisht, t’i tregojë nënës së vetë, të vërtetën e hidhur.

Madje ajo vendos që të ballafaqohen të tre. Por këtu ajo merr goditjen fatale, pasi nëna e saj nuk i beson.

I ati para të shoqes mohon abuzimet, por kur 18 vjeçarja vendos regjistrimet që ka bërë, babai kërkon që historia të mbyllet me aq dhe që nuk ka për të ndodhur më.

Të njëjtin qëndrim mban edhe e ëma, duke u shprehur se ajo që ka ndodhur nuk do të ndodh më. Ajo e detyron vajzën të fshijë të gjitha regjistrimet që ka në telefon dhe që kjo histori incesti të mbyllej brenda mureve të shtëpisë.

Zgjidhje për gjithçka ajo mendon, martesën e të bijës dhe largimin e saj nga shtëpia, e kështu çdo gjë do merrte fund, por kur nuk u pa në video që kjo nënë te mendonte se çfarë ka hequr për 3 vite me radhë ” princesha” e tyre, që abuzohej sistematikisht nga i ati i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA