Në qendrën më të madhe spitalore, ndonëse shpesh ka mungesa të barnave, nga ana tjetër abuzohet me porosinë e tyre, madje duke i lënë të skadojnë; sidomos me barna që kushtojnë shtrenjtë.

Në një raport të fundit të KLSH  theksohet se QSUT vetëm për vitin 2018  është krijuar një stok barnash të skaduara  me një vlerë  prej  10.5 milionë lekësh të reja.  KLSH i referohet rastit të medikamentit aparaginaze, i cili përdoret   për trajtimin e leucemive. Barnat  për shërbim spitalor  bëhen porosi nga shefat e shërbimeve, të cilët në fakt duhet të bazohen në konsumin  mesatar në tre vite.  Por KLSH, konstaton se  aspariganza për vitin 2016  janë përdorur 131 flakon.

Në vitin 2017   është kërkuar dhe furnizuar  shërbimi me 550  flakon, ndërkohë që gjatë këtij viti janë konsumuar vetëm 195  flakon. Pavarësisht konsumit të pakët,  sërish për vitin 2018  ka marrë 500 flakonë të tjerë, ndërkohë që ka konsumuar vetëm  92 të tillë  edhe pse ky medikament i shtrenjtë lihet të skadojë.

Por serish për vitin 2019  QSUT ka planifikuar  1916 flakon asparginaze.   Ajo çfarë ndodh nuk merret për bazë konsumi vjetor  por porositen medikamente duke krijuar stok barnash të skaduara,  të cilat  vetëm për vitin 2018 për këtë barë është  përllogaritur  3.5 milionë lekë.  Ndonëse porosia bëhet nga shefat e shërbimeve ato kalkulohen në vlerë monetare në drejtorinë e QSUT dhe në fund është Ministria e Shëndetësisë ajo që  u vë vulën dhe  jep fondet. Por mesa duket askujt nuk i bie në sy ky abuzim i pastër me medikamentet. Duke iu referuar stokut të barnave të krijuar nga vitit 2012 deri në fillim të viti 2018.  KLSH përllogarit një dëm prej 2 milionë euro,  pa llogaritur këtu koston që nevojitet për asgjësimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA