“Zogu i Zi” është shfaqja e cila do të vijë premierë në datat 10 dhe 11 korrik (mërkurë dhe enjte) në orën 21:00 në sallën “Molier” në Teatrin Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”.
“Zogu i Zi” është vepër e autorit David Harroëer dhe vjen nën regjinë e Kiço Londo. Kjo shfaqje do të vijë për publikun përmes interpretimit të aktorëve, Laura Nezha e cila është në rolin e Unës, Alfred Trebickës në rolin e Reit dhe vajzës së vogël Rexhina Ibro. Në qendër të veprës është një çift në moshën 27 dhe 56 vjeç të cilët 15 vite më parë kur ajo ishte 12 vjeçe dhe ai 41 vjeç kanë patur një lidhje e cila e nisi shkëndinë pikërisht në një “barbeque”. Kjo “shkëndi” e pazakontë bëri që shoqëria dhe ligji t’i etiketojë ato si abuzuesi dhe viktima.
Top Channel