Wake Up/”Netflix” nuk do të lejojë cigaren në filmat për moshën nën 14 vjeҫ

08/07/2019 13:40

Netflix nuk do të lejojë më shfaqjen e filmave për moshat deri në 14 vjeҫ, të cilat promovojnë përdorimin e cigareve, qofshin këto edhe elektronike.

Kjo nismë është ndërmarrë për shkak se në Amerikë është katërfishuar numri i të rinjve nën këtë moshë të cilët konsumojnë cigare. Një nga arsyet e tjera që do të shmangen filmat që kanë si element cigaren, janë edhe imazhet e pakëndshme të personazheve të cilët pinë cigare, si p.sh gishtërinjtë, duart, fytyra të zbehta, të rrudhosura…etj. Netflix u përgjigj me një deklaratë duke thënë se, tani e tutje, pirja e duhanit do të shfaqet vetëm në filmat PG-13 ose TV-14 nëse është e nevojshme për të mos ttransformuar historinë dhe faktet e ngjarjeve. Pra, përjashtim do të bëjnë vetëm rastet kur shfaqja e cigares është e pashmangshme. Sipas kompanisë në fjalë, pirja e duhanit mbetet e dëmshme sado pozitivisht që të reklamohet në ekran. Raporti lidhur me të rinjtë që konsumojnë duhan, i përpiluar nga një kompani në Ëashington, tregoi gjithashtu se rrjeti “Netflix” është më i madhi i këtij lloji i cili e përshfaq më së shumti pirjen e cigareve, madje gati në 92 % të filmave që transmeton. Vetëm në vitin e fundit rastet e fimave në “Netflix”, të cilët pasqyrojnë imazhe të tymosjes së cigareve janë shtuar nga 299 në 866.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA