Vitrina e Librit/ Republika Shqiptare 1925-1928

08/07/2019 11:40

STUDIMI, NJË KONTRIBUT SERIOZ PËR REFORMAT E AHMET ZOGUT

Historia 100 vjecare e shtetit shqiptar është konturuar në periudha të ndryshme të cilat dallohen nga njëra – tjetra prej problematikave të ndryshme që mbartin, nga karakteristikat e zhvillimeve politike e shoqërore dhe ekonomike që ndodhin në to.

Një studim historik dhe një punë kërkimore disa vjecare ka mbërritur në duart e lexuesit shqiptar me autore prof. Fatmira Musaj. Qëllimi i këtij punimi është trajtimi historik i njërës prej etapave më të rëndësishme të këtij regjimi, ai i Republikës gjatë viteve 1925 -1928.

Autorë të ndryshëm në studimet e tyre janë ndalur më së shumti në aspekte të politikës së jashtme të Shqipërisë duke anashkaluar në një farë mënyre, shprehet prof. Musaj veprimtarinë e brendshme të qeverisë dhe të A. Zogut, pa të cilën historia e këtyre viteve është e mangët. Prof. F. Musaj shpjegon dhe reformat më kryesore të sektorëve kyc të një shteti të ndërmarra në fuqi nga monarku A. Zogu, i cili dallon për nga vizioni perëndimor dhe këmbëngulës në implementimin e tyre.

Të dhënat dokumentare kanë ndihmuar për t’i paraqitur zhvillimet dhe ngjarjet historike të këtyre viteve në mënyrë sa më realiste duke vënë në pah si anët pozitive edhe mangësitë të cilat patën ndikim të drejtëpërdrejtë në politikën e jashtme ashtu dhe në zhvillimet e brendshme të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA