Probleme me pasurinë, shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës
08/07/2019 14:44
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli. Shkak për këtë duket se janë bërë problemet e gjetura në lidhje me pasurinë.
Gjithashtu, prokurorit i janë gjetur një sërë sërë problemesh sa i përket profesionalizmit, përfshi referim të gabuar ligjor dhe mosnjoftim të palëve për vendimet e mosfillimit të hetimeve.
Trupa gjykuese që votoi për shkarkimin e Agollit ishte e përbërë nga Etleda Çiftja kryesuese, Roland Ilia relator dhe Olsi Komici anëtar.
Agolli e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1998 dhe ka ushtruar funksionin fillimisht në prokuroritë e Gjirokastrës.
Top Channel