Brazili duhet të priste 12 vjet që të shpallej kampion i Amerikës së Jugut.

‘Seleçao’ e arriti këtë sukses pikërisht në shtëpinë e tij, pikërisht në stadiumin mitik ‘Maracana’, ku ka regjistruar fitore pa fund.

Në finale, Brazili mundi Perunë, të cilën në fazën e grupeve e shkatërroi me rezultatin 5-0.

Por këtë radhë ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 me 5 herë, kampionët e Botës që ngrenë trofeun e kompeticionit, për herë të 9 në historinë e tyre.
Brazili e pa veten në vështirësi minutat e para, për shkak të presingut të Perusë, por ai i kaloi këto momente teksa mori avantazhin me Everton.

Pas këtij goli u duk se Brazili po e kontrollonte pa probleme ndeshjen, kur në minutën e 42 arbitri akordoi një 11 metërsh, në favor të Perusë, që u shndërrua në gol, nga Guerrero, duke barazuar shifrat në 1-1.

Ekuilibri në rezultat nuk zgjati shumë, pasi brazilianët rimorën avantazhin me Gabriel Jesus, në minutat shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, autori i golit të dytë, për Seleçaon, humbi toruan dhe e la skuadrën e tij më 10 lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë që u shndërrua në të kuq.

Gjithsesi kjo nuk e pengoi Brazilin të shënojë edhe golin e tretë, me 11 metërsh me Richarlison, për të fiksuar rezultatin në 3-1 dhe për të festuar këtë titull që i mungonte që nga viti 2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA