Shqiptarët janë më të ekspozuar ndaj krimeve. Të dhënat publike të Institutit të Statistikave, në katër vitet e fundit flasin për një rritje me rreth 12.7% të numrit të veprave penale, e cila ka ardhur në rritje graduale nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Në vitin 2015, janë regjistruar 30.584 vepra penale në total, ndërsa katër vite më vonë, kemi rreth 4000 krime më shumë.

Ky trend në rritje, përkthehet edhe në më shumë autorë përgjegjës për kryerjen e krimeve. Në tre vite, numri i autorëve të veprave penale, është rritur me rreth 14%.

Megjithatë, viti 2015, paraqitet me numër më të lartë të krimeve se 2016-a apo edhe 2017-a. Për rreth 30.500 vepra penale, autorë të dyshuar policia ka regjistruar 37.112, pra rreth 2500 autorë më pak se viti 2018.

E thënë ndryshe, për çdo 72 banorë të Shqipërisë në vitin 2018 , kemi një autor që ka kryer një apo disa vepra penale.

Krimet për pasojë kanë edhe një numër të lartë të personave që preken apo mbeten të dëmtuar nga veprat e ndryshme penale, si vrasjet, vjedhjet, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, plagosjet, mashtrimet, dhuna në familje e një sërë krimesh të tjera.

Numri i personave që kanë mbetur të dëmtuar apo viktima të këtyre krimeve, ka pasur rënie me rreth 1000 persona po të krahasojmë vitin e kaluar me 2015-ën.

Megjithatë, në tre vitet e fundit, nga 2016 deri në vitin 2018, disa nga krimet që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve, kanë shënuar ulje domethënëse.

Vrasjet janë ulur me 28%, vrasjet e mbetura në tentativë janë ulur me 13.6%, e po ashtu edhe vjedhjet e automjeteve janë ulur me 15.4%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA