Lulzim Basha do të mbledhë në seli strukturat e Partisë Demokratike pas përfundimit të protestës së 10 kombëtare të opozitës. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga deklaroi gjatë transmetimit të emisionit ‘Open’, se në mbledhje do të diskutohet për hapat e tjerë që do të ndërmarrë opozita.

Protesta e 10 kaloi pa incidente dhe pa përplasje me policinë.

Kryeopozitari Lulzim Basha nuk u tërhoq nga kushti për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, pasi kjo, sipas tij, është e vetmja mënyrë për t’i dhënë zgjidhje krizës politike.

  Basha: Reformë kushtetuese dhe zgjedhore pas largimit të Ramës

  Berisha për “Open”: Nuk janë protesta, por kryengritje popullore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA