Të gjithë mezi e presin fundjavën. Por freskia e një dite buzë detit shndërrohet në makth me perëndimin e diellit, kur pushuesit ditorë marrin rrugën e kthimit në shtëpi.

Janë vetëm pak km rrugë, por që nuk ka rëndësi se sa herë ndërrohen qeveritë apo sa miliona euro investime derdhen per shëtitore e rrugë të reja, panorama nuk ndryshon asnjëherë.

Këtë të diel, radha niste nga hyrja e fshatit Dukat deri në qytetin e Vlorës për pothuaj 25 km, ku plazhistët dhe udhëtarët e jugut qëndruan në trafik për plot 3 orë.

Për të zhbllokuar qarkullimin u shfaqën patrulla të shumta rrugore në të gjithë aksin, por ishte tepër vonë.

E pasi gjithçka i rikthehet me plot mundime normalitetit, zyrtareve te rendit u mbetet vetëm që të përsërisin thirrjet që janë kthyer tashmë në refrenin e makthit veror, ju lutem zgjidhni rrugë alternative.

Me shpresën se të dielën e ardhshme, qytetaret së bashku me rrugën tjetër të zgjedhin një kohë të ndryshme për t’u kthyer në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA