Arbjan Mazniku në Open: Ja ku reflektoi Lulzim Basha pas 30 qershorit
08/07/2019 21:35
Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaroin në emisionin Open të Eni Vasilit se nga fjalimi i Bashës në protestën e sotme ka një reflektim në lidhje me 30 qershorin që tregoi një tërheqje nga skenari i dhunshëm.
Sipas tij 30 qershori është një mësim i madh për demokracinë shqiptare që tregoi që sistemi reagon ndaj atyre që zgjedhin braktisjen dhe sulmin ndaj sistemit.
Ky është një moment i shëndetshëm për shoqërinë për të kuptuar se dialogu është mënyra për zgjidhjen e problemeve.
Top Channel