Aksident në Lezhë, s’ka të lënduar
08/07/2019 10:23
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën paraditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Shkodër. Burime nga vendi i ngjarjes, raportojnë se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Balldrenit.
Ndërkohë, policia mësohet se ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht thuhet se nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. Shkak i aksidentit, mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.
Top Channel