Egnatia arratiset në krye, Skënderbeu befason Dinamon dhe Partizani mbetet në fund, ja si ndryshon renditja e Superiores 08/11 20:58
Eliminimi në 1/8 e finaleve të Kupës së Afrikës nga skuadra e Afrikës së Jugut shkaktoi një tërmet të madh te skuadra përfaqësuese egjiptiane.
Presidenti i Federatës së Futbollit të vendit organizator të kompeticionit më të rëndësishëm, Hani Abou Rida shkarkoi menjëherë trajnerin e kombëtares së Egjiptit, Javier Aguirrre si dhe ndihmësit.
Pak kohë më vonë pasi kreu shkarkimin e Aguirres, edhe vetë Hani Abou Rida dha dorëheqjen nga posti i tij në krye të qeverisë së futbollit egjiptian.
Top Channel