Gropa ekologjike në Zharrëz, grumbullohen mbetjet hidrokarbure të Albpetrol, banorët: Jemi të kërcënuar

06/07/2019 12:16

Një gropë ekologjike ku grumbullohen mbetjet hidrokarbure të kompanisë ‘Albpetrol’ është kthyer në shqetësim serioz për jetën e banorëve të fshatrave Verbas dhe Zharrëz në Fier. Gazrat që çlirohen në atmosferë si pasojë e temperaturave të larta, shpërndahen me shpejtësi duke shkaktuar ndotje të ajrit. Ndonëse ka vetëm tre vjet që është ndërtuar, gropa ekologjike nuk është e izoluar dhe ndodhet jashtë të gjitha kushteve.

Situata rëndohet edhe më tepër pasi vetëm në fshatin Zharrëz ndodhen tre gropa ekologjike, të cilat nuk mund të përballojnë mbetjet hidrokarbure që dalin nga puset e naftës. Sipas specialistëve, në këto gropa grumbullohet vetëm një pjesë e mbetjeve që del nga pastrimi i kanaleve kullues.

Ndonëse të tilla gropa ekologjike ka në të gjithë zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, në Zharrëz, Marinëz, Belinë e Kallm, përsëri ndotja nga mbetjet e hidrokarbureve për ajrin, ujin dhe tokës bujqësore mbetet në nivele shqetësuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA