Futen me forcë në banesë, u vjedhin 800 euro të moshuarve
06/07/2019 17:59
Në orët e para të ditës së sotme dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë futur me forcë në banesën e dy të moshuarve në Vuno të Himarës dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurove nën kërcënimin e dhunës.
Policia njofton se të moshuarit janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Rreth orës 01:00 të natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë futur me forcë në banesën e dy të moshuarve në Vuno të Himarës dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurove nën kërcënimin e dhunës.
Të moshuarit janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel