Jo më një kalendar asimetrik mes fazës së vajtjes dhe të ardhjes, ndeshje të kryqëzuara dhe të paparashikueshme.

Seria A po projekton ndryshime nën kriteret e shortit, për të ndarë elitën e futbollit italian, me objektivin për të bërë sezonin më elektrizues, dhe fundin e tij plot intriga.
Liga franceze dhe ajo Spanjolle kanë adoptuar tashmë kalendarin fleksibël dhe këtë po kërkon dhe federata e futbollit italian.

Aktualisht seria A dhe Bundesliga janë në mënyrën tradicionale të zhvillimit të kampionatit, ndërsa premier Liga ka adoptuar rendin, por jo përmbajtjen.

Sponsorët e idesë së re në futbollin italian sugjerojnë se kështu nuk do të ketë më ndeshje të mëdha dhe derbi në mesjavë, e nuk do të ketë gjithashtu përplasje me evente të tjera të mëdha të parashikuara në qytete.

Siguria publike është gjithashtu një faktor plus në kalendarin asimetrik të kampionateve të futbollit. Në serinë A mendojnë gjithashtu se kalendari jo i ngjashëm në kthim, do të ndihmojë ekipet pjesëmarrëse në kupat europiane, dhe do ti mbrojë nga sfilitja e agjendës së ngjeshur.

Top Channel