Hidrocentrali ‘Bistrica 2’ i ndërtuar pak vite më parë mbi lumin e Bistricës në Mesopotam të Finiqit është përmbytur prej prurjeve të Bistricës në katin e parë të tij, pas çarjes së kanalit ujitës Mesopotam-Stjar. Një skrep që ishte duke punuar për të devijuar ujin për ujitjen e misrit gabimisht ka dëmtuar kanalin duke e çarë atë. Në pak minuta uji vërshoi në hidrocentral duke djegur motorët dhe gjithë pajisjet e katit të parë me një dëm të kondiderueshëm financiar.
Policia ka ndaluar 2 persona, 51 dhe 66 vjeç nga Delvina që ishin kontraktuar privatisht për ndërhyrjen në kanalin vaditës. Banorët e zonës thanë se çarja e kanalit ishte aksidentale por jo e qëllimshme. Hidrocentrali ndodhet përkohësisht jashtë funksionit ndërsa prokuroria ka nisur një hetim mbi ngjarjen.
Top Channel