Bylykbashi në Top Talk: Edi Rama nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, është një tezë e përhapur prej tij
05/07/2019 18:02
“Kjo është një narrativë që nuk gjen bazë askund, kjo është narrativa e Edi Ramës”, kështu tha ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi në “Top Talk” ndaj faktit se kryeministri gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve .
“Edi Rama kërkon të justifikoj atë që po bën gjoja me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Shuplaka e parë i erdhi më datë 1 korrik, kur doli deklarata paraprake e ODHIR.
Në ambjentet e ndërkombëtarëve është koshiente se sistemi i drejtësisë ka dështuar, po përpiqen të gjithë të gjejnë një zgjidhje, por zgjidhjet ndoshta kanë qenë të pamundura”, tha ai.
Top Channel