Pas 30 qershorit, misioni i OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri vijon lëvizjet për zbardhjen e raportit përfundimtar, për të certifikuar procesin.

Ambasadorja e misionit të ODIHR, Audrey Glover, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e OSBE në Tiranë, të cilët i ka njohur me gjetjet paraprake të vëzhgimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Ambasadorja Audrey Glover e Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve njohu sot përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar me gjetjet paraprake të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, në një takim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri’, thuhet në njoftimin e OSBE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA